Bekim Sali në Vilnius: Zgjerimi i BE-së të mbështetet te meritat dhe të sjellë përfitime konkrete

Zëvendëskryetari dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, po zhvillon një vizitë pune në Lituani, përpara marrjes së kryesimit të Këshillit të Bashkimit Evropian nga ky vend në periudhën janar–qershor 2027.

Axhenda parashikon takime me këshilltaren kryesore të Presidentit, Asta Skaisgirytė, si dhe bisedime dypalëshe me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme, Sigitas Mitkus.

Të lidhura

None found

Bashkëpunimi bilateral, integrimi gradual, ecuria e reformave dhe perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut u diskutuan gjatë takimeve.

Sali nënvizoi se procesi duhet të jetë i besueshëm e i parashikueshëm, i mbështetur në kritere objektive. Ai theksoi gjithashtu se reformat duhet të sjellin rezultate të prekshme për qytetarët dhe bizneset.

Temat e trajtuara përfshinë zbatimin e Agjendës së Reformave dhe Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, përfitimet që ofron SEPA, si dhe mundësitë e bashkëpunimit në digjitalizim, siguri kibernetike dhe administrimin e fondeve evropiane. Në diskutime u përfshinë edhe përgatitjet e BE-së për zgjerim dhe Korniza Financiare Shumëvjeçare 2028–2034.

Sipas njoftimit të kabinetit të ministrit Bekim Sali, ai e vlerësoi zgjerimin si një ndër prioritetet e shpallura të Presidencës lituaneze dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim më të ngushtë në procesin e integrimit evropian.


Shtuar më 17.11.2026 20:26

deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusujojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetpadişahbetgrandpashabetyakabetjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet