U përplas një natë më parë nga një makinë, ndërron jetë në spital i moshuari në Elbasan! Autori në kërkim

17 Nëntor 2026 | 20:50

Selman Bardhi, këmbësori që u përplas nga një automjet mbrëmjen e së hënës në Mëngël të Elbasanit, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Ndërkohë, sipas raportimeve, drejtuesi i automjetit është larguar menjëherë nga vendngjarja dhe ende nuk është bërë i mundur identifikimi dhe kapja e tij.

Aksidenti ndodhi në zonën e ish-Parkut të Rezervave të Shtetit, ku i moshuari u përplas teksa lëvizte në këmbë. Ai u transportua në spital në gjendje të rëndë, por nuk arriti t’u mbijetonte plagëve.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I akuzuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion, AMP arreston punonjësin e Policisë në Kavajë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka ekzekutuar këtë të martë urdhrin e Prokurorisë Durrës për zbatimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të...
20:17 | 17/11/2026

Tensione në protestë, përplasje mes policisë dhe protestuesve! Shoqërohen disa persona

Situata në protestë është tensionuar sërish, pasi qytetarët janë përplasur fizikisht me forcat e policisë që ndodheshin në zonë. Tensionet kanë nisur pasi efektivët e...
19:36 | 17/11/2026

Sërish protestë para Kryeministrisë, tensione mes protestuesve dhe policisë! Disa shoqërime

Protesta e radhës po zhvillohet këtë të martë para Kryeministrisë teksa janë regjistruar tensione mes forcave të rendit dhe qytetarëve, duke sjellë edhe shoqërimin e...
18:42 | 17/11/2026