FBI paralajmëron për sulme kibernetike në mbarë botën, hakerët po përdorin IA për të depërtuar në sisteme brenda 3 orësh, SHBA teston sistemet kombëtare të emergjencave
Tre persona kanë humbur jetën në një aksident tragjik ajror në Parkun Kombëtar në Arizona.
Lajmi u konfirmua nga Shërbimi i Parqeve Kombëtare të SHBA (NPS), pas një operacioni të madh kërkimi gjatë gjithë natës, raporton The Guardian.
Sipas njoftimit zyrtar, Qendra Rajonale e Komunikimit të Grand Canyon mori raportimin për zhdukjen e një avioni Piper Comanche rreth orës 23:30 të së dielës. Hera e fundit që avioni ishte parë ishte në zonën e quajtur Basin, në pjesën e North Rim të parkut – një zonë më e lartë dhe më pak e vizituar.
Rrënojat dhe një fushë me mbetje të avionit u lokalizuan rreth orës 10:15 të mëngjesit të së hënës, po në zonën Basin. Fatkeqësisht, të tre personat që ndodheshin në bord u gjetën të vdekur.
NPS njoftoi se identitetet e viktimave nuk janë bërë publike, nga respekti për familjet e tyre. Departamenti i Sigurisë Publike i Arizonës kreu një kërkim ajror duke përdorur teknologji infra të kuqe (FLIR).
Shkaku i rrëzimit është ende i panjohur. Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB) do të hetojë shkakun e aksidentit, me ndihmën e Shërbimit të Parqeve Kombëtare.
Top Channel