Një rikthim në shtëpi dhe një investim për të ardhmen, Real Madrid vihet pas dy yjeve që po shkëlqejnë në Premier League

17 Nëntor 2026
21:07
Telesport
back button

Real Madrid është vënë pas dy yjeve të Brighton, që po shkëlqejnë këtë sezon në Premier League. Bëhet fjalë për Chema Andres, 21 vjeç, i dalë pikërisht nga akademia e Real Madridit, por u transferua verën e kaluar për 22 milionë euro nga Stuttgart te Brighton. Gjysma e kësaj shifre kaloi në llogarinë e Real Madridit.

Emri i dytë është ai i Luka Vuskovic, qendërmbrojtësit 19-vjeçar, i cili ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha, mes tyre edhe të Real Madridit. Kroati konsiderohet si një mbrojtës me të ardhme të garantuar dhe pritshmëritë ndaj tij janë të mëdha.

Ende nuk flitet për detaje ekonomike, por ajo që dihet deri tani është se Brighton pretendon 130-150 milionë euro për të hequr dorë nga dy yjet e saj.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit