E martë, 17 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Tragjedi! Rrëzohet avioni, humbin jetën 19 persona në bord

Një avion ushtarak transporti është rrëzuar në Siberi, duke shkaktuar vdekjen e të 19 personave që ndodheshin në bord. Lajmi është bërë i ditur nga mediat shtetërore ruse, të cilat i referohen një deklarate të Ministrisë së Mbrojtjes.

Avioni i tipit An-12 ishte duke kryer një fluturim të planifikuar kur u rrëzua në një zonë të pabanuar në rajonin e Kemerovos. Ngjarja ka ndodhur të martën, ndërsa sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak për aksidentin ka qenë një defekt teknik.

Guvernatori i rajonit, Ilya Seredyuk, deklaroi se ekipet e emergjencës ndërhynë menjëherë pas aksidentit dhe arritën të shuanin zjarrin e përfshirë në vendngjarje, pranë fshatit Yagunovo.

Zona u rrethua nga forcat e policisë, ndërsa autoritetet ruse kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të rrëzimit të avionit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.