Çfarë videosh ka SPAK? Karamuço zbulon detajet: Janë filmime të bëra në zyrën e Ergys Agasit

17 Nëntor 2026 | 21:18

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço në një lidhje online për emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me materialet filmike që ndodhen në duart e Prokurorisë së Posaçme. Karamuço u ndal te sekuestrimi i disa pamjeve, duke i lidhur ato me aparaturat e përdorura në të kaluarën për filmime në zyrën e Ergy Agasit, ndërkohë që theksoi se përmbajtja e tyre mbetet ende e paqartë.

 “Nuk di për çfarë e ka fjalën, po unë jam në dijeni siç jemi në dijeni të gjithë për filmimet që janë bërë në zyrën e Ergy Agasit. Është e njëjta aparaturë, ajo që dihet nga të gjithë që është e administruar nga ana e SPAK-ut dhe nuk dihet çfarë, pra çfarë janë ato filmime dhe çfarë përmbajnë.

Pra, përveç takimeve, di që njëri prej prokurorëve të SPAK-ut, i cili është thirrur për t’u pyetur në lidhje me një takim të mundshëm që ka bërë. Ai ka argumentuar që nuk vij për t’u pyetur për shkak se në momentin kur unë e kam takuar këtë person, ai nuk ka qenë pjesëtar i krimit të organizuar, as i dyshuar, madje ende është në hetim. Kaq”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ti je fajtor që studentët dalin në protestë”, Qori: Ja si e rrahën policët kolegun tim pedagog

I ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, ka denoncuar rastin e dhunimit të kolegut të tij nga policia...
21:44 | 17/11/2026

U përplas një natë më parë nga një makinë, ndërron jetë në spital i moshuari në Elbasan! Autori në kërkim

Selman Bardhi, këmbësori që u përplas nga një automjet mbrëmjen e së hënës në Mëngël të Elbasanit, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të...
20:50 | 17/11/2026

I akuzuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion, AMP arreston punonjësin e Policisë në Kavajë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka ekzekutuar këtë të martë urdhrin e Prokurorisë Durrës për zbatimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të...
20:17 | 17/11/2026