E martë, 17 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Filmimet e Agasit, deklarata e fortë: Një prokuror është thirrur për t’u pyetur
Lajme

Filmimet e Agasit, deklarata e fortë: Një prokuror është thirrur për t’u pyetur

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka komentuar materialet filmike që ndodhen në administrimin e Prokurorisë së Posaçme, duke u ndalur veçanërisht te regjistrimet e realizuara në zyrën e Ergys Agasit.

Gjatë një interviste online për Euronews Albania, Karamuço deklaroi se aparatura e përdorur për filmimet është administruar nga SPAK, ndërsa përmbajtja e pamjeve nuk është bërë e ditur.

Ai u ndal edhe te rasti i një prokurori të SPAK-ut, i cili, sipas tij, është thirrur për t’u pyetur në lidhje me një takim të mundshëm me një person që është përmendur në kuadër të hetimeve.

Sipas Karamuços, prokurori ka argumentuar se në momentin kur kishte zhvilluar takimin, personi tjetër nuk ishte i dyshuar dhe as i identifikuar si pjesëtar i krimit të organizuar. Ai ka theksuar gjithashtu se personi në fjalë ishte ende nën hetim.

“Është e njëjta aparaturë, ajo që dihet nga të gjithë që është e administruar nga ana e SPAK-ut dhe nuk dihet çfarë janë ato filmime dhe çfarë përmbajnë”, u shpreh Karamuço.

Më tej, eksperti shtoi se njëri prej prokurorëve të SPAK-ut është thirrur për t’u pyetur për një takim të mundshëm, por ka shpjeguar se në kohën kur ai ishte zhvilluar, personi me të cilin ishte takuar nuk kishte statusin e të dyshuarit për përfshirje në krimin e organizuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.