Paralajmëron Hoxha: Ditën që Rama largohet si kryeministër, PS-ja do të shkrihet

Gazetari Artan Hoxha ka paralajmëruar nga studio e emisionit “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus se Partia Socialiste do të shkrihet me largimin e Edi Ramës si kryeministër.
Sipas Hoxhës, socialistët nuk i dëgjojnë qytetarët dhe nënvizoi se në parti ka vetëm drejtora.
Ndërkohë sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi nënvizoi se socialistët kanë zgjedhur që në publik të bëhet debat vetëm për qytetarët.
Pjesë nga intervista:
Klosi: Sa i përket asaj që Veliaj ka thënë për Ramën, për ne nuk ka asnjë arsye. Është e drejtë dhe e logjikshme të mos merremi me problematikat në publik. Kemi zgjedhur një rrugë tjetër. Kemi zgjedhur të bëjmë debat për qytetarët.
Hoxha: Ju si nuk i dëgjoni qytetarët? S’keni lidhje me socialistët, jo më me qytetarët.
Klosi: Kjo parti nga 2005 deri më sot, ka humbur vetëm 2009 me vota të vjedhura.
Hoxha: Kjo parti ka vetëm drejtora zoti Klosi. Ditën që Rama ikën si kryeministër, ju do të shpërbëheni, do të shkriheni. S’ka parti. Ju s’keni më strukturë aty.
/vizionplus.tv




