Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori ka përjashtuar çdo mundësi bashkëpunimi ose uljeje në tryezë me kreun e PD-së, Sali Berisha. Ai theksoi në emisionin “Now” në Euronews Albania, se qëndrimi i tij mbetet i pandryshuar dhe se nuk mund të bëjë kompromise për hir të reformës zgjedhore.
Ndërkohë, deputeti demokrat Gjin Gjoni i ka cilësuar qëndrimet e Qorit si slogane bolshevike.
Diskutimi:
Qori: Nuk do më shohësh ndonjëherë të ulëm në tryezë me Sali Berishën. Në qoftë se unë them Rama në burg, Berisha në burg pastaj nuk mund të them për hir të kodit zgjedhor po jap dorën Sali Berishës. A jeni në terezi apo jo? Partia e Sali Berishës, ça rëndësie ka tani, a vjen a nuk vjen Sali Berisha.
Se me këtë mendje futen dhe me Edi Ramën jep dhe dorën e Edi Ramës. Përqafohuni, dilni në foto edhe të lumtur e të gëzuar për Shqipërinë, por nuk funksionon kështu. Një parti serioze mban qëndrime politike edhe i qëndron atyre.
Gjoni: Do japim slogane marksistë, leniniste dhe bolshevikë, shkojmë te realiteti që është sot. Dy parti të mëdha të cilët kanë 80% të spektrit politik në Shqipëri, mund ta kenë edhe nesër, mund ta kenë edhe më pak.
Qori: Se kur dalin qindra mijëra njërëz në shesh e thonë Rama në burg Berisha në burg, s’e ka më. Më fal që ndërpreva se zakonisht i respektoj njerëzit.
Gjoni: Edhe unë i respektoj dhe të respektoj. Tani problemi është shumë i thjeshtë se u ngritën disa pikëpyetje të cilët duhet t’i japësh disa sqarime. Si mund të realizohet reforma elektorale?
Po a mund të më japi një shpjegim në qoftë se ka nga partia e zotit Qori dhe partia Mundësia. në qoftë se një reformë elektorale rrëzohet duke u rrëzuar Rama, po me deputetët e Ramës, unë nuk e di se ku e gjen mbështetjen, se thonë të realizohet reforma elektorale.












