Delegacioni i Komisionit të Venecias viziton Shkupin për ndryshimet në provimin e jurisprudencës

Një delegacion i Komisionit të Venecias do të jetë në Shkup më 26 dhe 27 nëntor, për të analizuar ndryshimet e propozuara në Ligjin për Provimin e Jurisprudencës. Në qendër të shqyrtimit do të jetë mundësia e përdorimit të gjuhëve gjatë zhvillimit të provimit.

Gjatë vizitës dyditore, raportuesit do të zhvillojnë konsultime me institucione, ekspertë dhe studentë, me qëllim mbledhjen e të dhënave dhe argumenteve që do të shërbejnë për hartimin e opinionit juridik.

Të lidhura

None found

Pjesë e delegacionit janë Janneke Gerards nga Holanda, Mārtiņš Mits nga Letonia, Andreas Paulus nga Gjermania dhe eksperti Mattia Zeba. Në programin e tyre përfshihen takime me Ministrinë e Drejtësisë dhe anëtarët e Komisionit për Provimin e Jurisprudencës, si edhe me përfaqësues të shumicës parlamentare dhe opozitës. Përfaqësuesit e dy blloqeve politike do të dëgjohen veçmas, në mënyrë që të gjitha grupet parlamentare të shprehin qëndrimet e tyre.

Raportuesit do të vizitojnë gjithashtu Gjykatën Kushtetuese, Këshillin Gjyqësor, Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë dhe Odën e Avokatëve. Në axhendë janë parashikuar biseda me Agjencinë për Zbatimin e Gjuhëve, Inspektoratin për Përdorimin e Gjuhës Zyrtare Maqedonase dhe Institutin e Gjuhës Maqedonase “Krste Misirkov”. Takime do të zhvillohen edhe me Avokatin e Popullit dhe Komisionin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Delegacioni do t’i kushtojë vëmendje të veçantë edhe universiteteve dhe studentëve të drejtësisë. Për këtë qëllim, do të takohet me dekanët dhe përfaqësuesit e studentëve të pesë fakulteteve juridike: Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, Universitetit të Tetovës, Universitetit të Evropës Juglindore, Universitetit Ndërkombëtar Vizion dhe Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik. Studentët do të mund të paraqesin drejtpërdrejt shqetësimet dhe argumentet e tyre për organizimin e provimit dhe gjuhën në të cilën zhvillohet ai.

Konsultimet vijnë pas nismës së Ministrisë së Drejtësisë për ndryshimin e legjislacionit, me synimin që pjesa teorike e provimit të jurisprudencës të mund të zhvillohet edhe në gjuhën shqipe. Kjo nismë ka nxitur debat mbi të drejtat gjuhësore, barazinë e kandidatëve dhe ruajtjen e standardeve profesionale në sistemin e drejtësisë.

Gjatë qëndrimit në kryeqytetin maqedonas, përfaqësuesit e Komisionit të Venecias do të takohen edhe me organizata të shoqërisë civile dhe organizata ndërkombëtare. Këto takime do të mbështeten nga Zyra Programore e Këshillit të Evropës në Shkup.

Pas vizitës dhe përfundimit të konsultimeve, Komisioni i Venecias do të vijojë punën për hartimin e opinionit lidhur me ndryshimet e propozuara në ligj.


Shtuar më 18.11.2026 05:58

deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusujojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftextrabetextrabetkavbetgrandpashabetbetasusjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet