AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

‘Dështim i përsëritur’: PS-PD kërkojnë ndihmë ndërkombëtare për Reformën Zgjedhore

Në kufi të afatit ligjor, palët politike në Komisionin e Posaçëm Parlamentar ranë dakord që të kërkojnë ndihmë nga OSBE-ODIHR dhe nga Komisioni i Venecias për Reformën Zgjedhore, ndëra ekspertët ngrenë shqetësimin se palët po krijojnë ‘alibi’ për mungesën e vullnetit politik për realizimin e një reforme.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
19 seconds më parë
në Analiza, Artikull kryesor, Artikull kryesor Analiza
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
gjiknuri bylykbashi
Dy bashkëkryetarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi. Foto: LSA.

Në kufi të afatit ligjor të funksionimit të Komisionit për Reformën Zgjedhore, mazhoranca dhe opozita vendosën të martën që të kërkojnë ndihmën e organizmave ndërkombëtare për të avancuar me propozimet e tyre.

Pas një seance me debate politike mes anëtarëve, komisioni vendosi që të kërkojë nga përfaqësia e OSBE-së një ekspert që të asistojë në shqyrtimin e propozimeve ligjore që pritet të dorëzojë opozita për reformën dhe të kërkojë opinionin e Komisionit të Venecias mbi një draft-projektligj të hartuar disa muaj më parë në mënyrë konsensuale për Financimin e Partive Politike.

Vendimi për të pranuar zgjidhje nga ndërkombëtaret vjen kur komisioni është në javët e fundit të afatit ligjor të funksionimit, ndërsa koha prej një viti që kishte në dispozicion për realizimin e reformës kaloi kryesisht me debate politike.

Në mbledhjen e së martës, opozita kërkoi një reformë tërësore të ligjit zgjedhor me synimin e ndarjes së shtetit nga partia dhe parandalimin e përdorimit të burimeve publike në fushatë.

Bashkëkryetari i komisionit, Oerd Bylykbashi, tha se Partia Demokratike kishte gati një nismë ligjore që mbështetej në standardet e OSBE/ODIHR-it, Komisionit të Venecias dhe rekomandimet e raportit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, të cilat kanë evidentuar mungesën e kushteve të barabarta të konkurrimit, përdorimin e burimeve publike dhe presionin mbi punonjësit e administratës.

Më herët, Bylykbashi kishte prezantuar për mediat së bashku me kryetarin e partisë, Sali Berisha, një dokument të titulluar “Qëndrimi horizontal -Ndarja e shtetit nga partia në procesin zgjedhor”, piketat se ku konsistonte kjo reformë.

Qëndrimi i PD-së parashikon që institucionet publike, administrata qendrore dhe vendore, ndërmarrjet publike dhe funksionarët nuk duhet të përdorin autoritetin, fondet, pasurinë, personelin, informacionin apo prestigjin e funksionit publik për të favorizuar ose dëmtuar një subjekt politik apo për të ndikuar te zgjedhësit.

Bylykbashi vlerësoi se asistenca e OSBE-së do të ndihmonte komisionin që të avanconte në ditët e mbetura të punës. Bashkëkryetari socialist, Damian Gjiknuri i konsideroi propozimet e artikuluara nga Bylykbashi si “dëshira politike” dhe kërkoi që PD-ja të dorëzonte në komision propozime konkrete dispozitash ligjore mbi të cilat të punonin ekspertët, ndërsa u shpreh skeptik që të arrihej një kompromis në dy javët e mbetura të punës së komisionit.

Ai tha se mazhoranca ishte e hapur të shqyrtonte çdo propozim që përputhej dhe me rekomandimet e OSBE-ODIHR-it, ndonëse u shpreh skeptik se “mrekullia mund të ndodhte brenda dy javësh’.

Po ashtu, Komisioni vendosi që të dërgojë për konsultim në Komisionin e Venecias një draft-projekligj të hartuar me konsensus politik për financimin e partive politike, i cili u prit me kritika nga ekspertë të ODIHR-it dhe nga organizatat e shoqërisë civile.

Për ekspertët e shoqërisë civile që monitorojnë proceset zgjedhore, përpjekja për të kërkuar zgjidhje në fund të mandatit të komisionit shihet si një alibi për të shmangur përgjegjësinë për mosrealizimin e reformës zgjedhore.

Drejtori i Institutit për Studime Politike, Afrim Krasniqi, i tha BIRN se reforma nuk ka qenë prioritet për asnjërën prej partive politike dhe se, për këtë arsye, “nuk pritej që mandati i këtij komisioni të prodhonte një reformë reale”.

Sipas Krasniqit, kërkesa për të marrë në këtë fazë opinionin e ekspertëve ndërkombëtarë është një përpjekje për të fituar kohë, dhe jo për të ngritur standardin e reformës. Ai thekson se komisioni ka pasur në dispozicion buxhetin, ekspertët, kohën dhe mekanizmat e nevojshëm për të përgatitur propozime konkrete, por nuk ka arritur të prodhojë një rezultat.

Krasniqi argumenton se palët po përpiqen të kalojnë afatet dhe t’ia kalojnë përgjegjësinë njëra-tjetrës, pasi nuk janë të gatshme të ndërmarrin një reformë reale në prag të zgjedhjeve vendore. Sipas tij, skenari duket se synon shtyrjen e procesit dhe rikthimin e komisionit pas zgjedhjeve, me shpresën për të negociuar një kompromis të ri politik.

“Është përgjegjësi e të dyja palëve që t’u përgjigjen kritikave të adresuara në progresraportin e Komisionit Europian për realizimin e kësaj reforme. Nuk mund të përdoret si alibi vendosja e kushteve që palët i vënë njëra-tjetrës për të penguar procesin,” theksoi ai.

Ai paralajmëron se zvarritja e reformës lë pa zbatuar rekomandimet e ODIHR-it dhe angazhimin e Shqipërisë, si vend kandidat për në BE, për të garantuar zgjedhje sipas standardeve demokratike dhe se mënyra se si po vepron komisioni nuk jep asnjë garanci se këto ndryshime do të realizohen, duke ngritur shqetësimin për standardin e zgjedhjeve.

Krasniqi e cilëson të pakuptimtë faktin që komisioni, pavarësisht ekspertëve me përvojë dhe mundësisë për të përfshirë edhe anëtarët e tij në hartimin e drafteve konkrete, nuk ka arritur të prodhojë një produkt që t’u nënshtrohet diskutimeve me grupet e interesit.

Ai e sheh këtë si një “dështim të përsëritur” dhe si tregues të mungesës së vullnetit të establishmentit politik për të ndryshuar rregullat e lojës.

Sipas tij, partitë e mëdha kanë interes të ruajnë monopolin mbi procesin zgjedhor, nga konkurrimi dhe administrimi i zgjedhjeve deri te përzgjedhja e strukturave të tjera përmes negociatave parlamentare, duke kufizuar hapësirën për partitë e reja dhe konkurrencën politike.

“Është bërë praktikë që komisionet të ngrihen për të mos zgjidhur problemet. Ka ardhur koha që komisionet që paguhen me taksat e qytetarëve të japin llogari dhe jo thjesht të shtyjnë proceset pa prodhuar rezultate,” përfundoi Krasniqi.

 

gjiknuri bylykbashi

‘Dështim i përsëritur’: PS-PD kërkojnë ndihmë ndërkombëtare për Reformën Zgjedhore

07:33 | 18/11/2026
viber image 2026 11 17 11 23 32 994 1280x729

Hashim Thaçi shpallet sërish fajtor për pengim të drejtësisë

19:22 | 17/11/2026
visit of friedrich merz, federal chancellor of germany, to the european commission 2025 (1)

Evropa në udhëkryqin e saj vendimtar

18:18 | 17/11/2026
ykgqtwe 2026091618243914

Qeveria refuzon shfuqizimin e ndryshimeve ligjore për Zonat e Mbrojtura, kërkon siguri juridike për Zvërnecin

12:02 | 17/11/2026
rama smart

Komisioneri ngre shqetësime për kamerat ‘inteligjente’ në shkolla

08:10 | 17/11/2026
balluku spak

SPAK kërkon gjykimin e Ballukut për korrupsion dhe pastrim parash

17:27 | 16/11/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.