Rrëmbimi dhe v*asja e Eglant Koçit/ Apeli liron nga qelia Enea Zyferin, dyshohet se përkrahu autorin e krimit

Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për Enea Zyferin, i dyshuar për përkrahje të autorit të krimit në çështjen e rrëmbimit dhe vrasjes së Eglant Koçit, ngjarje e ndodhur në qershor te ketij viti.

Apeli ka vendosur të zëvendësojë masën e mëparshme “arrest në burg” me atë të “arrestit në shtëpi”, duke lehtësuar kështu masën e sigurisë ndaj 25-vjeçarit.

Të lidhura

None found

Zyferi u arrestua më herët nga Policia, pasi dyshohet se kishte përkrahur Armand Shakajn, i shpallur në kërkim në lidhje me zhdukjen e 34-vjeçarit Eglant Koçi.

Si ndodhi ngjarja?

Eglant Koçi humbi kontaktet me familjarët më 4 qershor 2026, pasi ishte parë për herë të fundit në zonën e sheshit “Wilson” në Tiranë, duke lëvizur me motor. Një ditë më pas, familjarët denoncuan zhdukjen e tij në polici.

Hetimet çuan drejt lokalit të Armand Shakajt, ku dyshohet se Koçi kishte shkuar për t’u takuar me të. Kamerat e sigurisë dhe veprimet hetimore ngritën dyshime se 34-vjeçari ishte mbajtur peng në këtë ambient dhe më pas ishte transportuar me automjet.

Sipas të dhënave të bëra publike nga hetuesit, motori i Koçit u gjet më vonë në zonën e rrugës “5 Maji” në Tiranë, ndërsa automjeti me të cilin dyshohet se është transportuar u sekuestrua si provë materiale.

Më 18 qershor 2026, në territorin e fshatit Cerrujë, në zonën mes Tiranës dhe Elbasanit, u gjet një trup i pajetë në gjendje të dekompozuar.

Çfarë roli dyshohet se kishte Enea Zyferi?

Zyferi ka deklaruar se e kishte parë Eglant Koçin duke hyrë në lokal, por nuk dinte nëse ai ishte larguar më pas.

Ai ka treguar se Armand Shakaj i kishte kërkuar të fikte dritat e lokalit, me pretendimin se do të nxirrte një frigorifer. Gjithashtu, sipas dëshmisë së tij, të nesërmen Shakaj i kishte kërkuar të dërgonte automjetin në lavazh.

Zyferi ka mohuar të ketë pasur dijeni për rrëmbimin apo për fatin e Koçit. Megjithatë, hetuesit dyshojnë se ai ka ndihmuar Shakajn pas ngjarjes.

Armand Shakaj, ende në kërkim

Armand Shakaj, 41 vjeç, është shpallur në kërkim nga policia si personi që dyshohet se ka organizuar dhe kryer rrëmbimin e Eglant Koçit.

Kamerat e sigurisë e kanë filmuar Shakajn duke transportuar një çantë dhe një qese të zezë, për të cilat dyshohet se mund të kenë përmbajtur trupin e viktimës. Më pas, ai dyshohet se e ka vendosur atë në automjetin e tij.

Një tjetër element i hetimit lidhet me transportimin e automjetit me karrotrec drejt zonës së Ibës, me pretendimin se kishte pësuar defekt. Gjatë kontrolleve në automjet, hetuesit raportuan gjetjen e gjurmëve të gjakut dhe mjeteve të punës.

Sa i përket motivit, një nga pistat kryesore të hetimit lidhet me aktivitetin e kriptomonedhave dhe dyshimet për konflikte financiare mes viktimës dhe autorit të dyshuar.


Shtuar më 18.11.2026 09:21

deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusujojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftextrabetextrabetbetsmovegrandpashabetjojobet telegramjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet