Norvegjia paralajmëron për rritje të rrezikut të sulmeve terroriste nga ekstremistët
Norvegjia po përballet me rreziqe në rritje të sigurisë, për shkak të aktivitetit të grupeve ekstremiste. Shërbimi Norvegjez i Sigurisë Policore (PST) paralajmëron se gjatë vitit të ardhshëm mund të ketë përpjekje për sulme terroriste nga ekstremistë islamistë dhe të krahut të djathtë.
Sipas raportimit të Reuters, pavarësisht këtyre shqetësimeve, niveli i përgjithshëm i kërcënimit terrorist në vend mbetet i moderuar, në shkallën 3 nga 5, i njëjtë me vlerësimin e mëparshëm.
Në raportin e tij, PST tërheq vëmendjen edhe te shfaqja e një fenomeni të ri të njohur si “ekstremizmi nihilist”. Individët që përfshihen në këtë prirje shprehin dëshirën për të shkaktuar kaos dhe dëme masive. Sipas autoriteteve, zhvillimi i komuniteteve online me përmbajtje jashtëzakonisht të dhunshme ka shtuar shqetësimin për këtë fenomen.
Shërbimi i sigurisë vëren gjithashtu se ekstremistët islamistë në Norvegji po krijojnë gjithnjë e më shumë grupe dhe rrjete të organizuara, si në jetën reale, ashtu edhe në hapësirën online.
Joe Biden kritikon Zelenskyy-n në librin e tij: I vështirë për të punuar me të dhe jo aq mirënjohës sa prisja
Franca hedh poshtë raportimet se trupat e saj po marrin pjesë drejtpërdrejt në luftën e Ukrainës: Absurde
Pse ka rëndësi Ura e Krimesë në luftën Rusi-Ukrainë?
- 08:55 Bordi i Nvidia-s përjashton mundësinë e rikthimit të Jensen Huang në krye të kompanisë
- 08:27 Projektbuxheti 2027 diskutohet sot në Parlament, në rend dite edhe paketa fiskale
- 08:20 Iu gjet drogë në qeli, procedohet penalisht i burgosuri në Fier
- 08:13 Papa Leo pëson një tjetër incident në Peru (VIDEO)
- 07:24 Një ditë para se të ulen në tryezë me Trumpin, Putin dhe Xi takohen kokë më kokë
- 22:34 Ndërprerje masive e shërbimeve të Apple, përjashton sulmin kibernetik: Shkak një përditësim i brendshëm i sistemit