Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm liron nga paraburgimi Enea Zyferin, i dyshuar si i përfshirë në rrëmbimin dhe vrasjen e Eglant Koçit.
Masa e sigurisë “arrest në burg” ndaj Zyferit u zbut në “arrest shtëpie”.
Sipas Apelit, Zyferi deryrohet të izolohet në banesën e tij në Korçë.
Zyferi akuzohet për “përkrahje të autorit të krimit”. Sipas prokurorisë, ai ka ndihmuar të kërkuarin si autor të ngjarjes, Armando Shakaj, të zhdukte gjurmët e krimit.


