Bota

Shkatërroi avionin ushtarak amerikan me sëpatë, aktivisti irlandez akuza për sabotim!

Një 48-vjeçar akuzohet se hyri në zonën e sigurisë së aeroportit Shannon në Irlandë dhe ka shkatërruar një avion ushtarak amerikan me vlerë 60 milionë dollarë, duke e bërë të papërdorshëm për fluturim.

Daithi O’Corrain dyshohet se preu linjat hidraulike, dëmtoi instrumentet e kabinës së pilotit dhe hodhi toptha metalikë në rezervuarët e karburantit të avionit C-130 Hercules të Gardës Kombëtare Ajrore amerikane.

Sipas prokurorëve, dëmi është aq i rëndë sa avioni nuk do të fluturojë më. (Avioni C-130 Hercules i Gardës Kombëtare Ajrore të SHBA-ve, me vlerë 60 milionë dollarë (45 milionë paund), është bërë i papërdorshëm dhe nuk do të fluturojë më, thanë prokurorët amerikanë.

Aktakuza u bë publike të martën në Manhattan, ku O’Corrain akuzohet për shkatërrimin e pronës së qeverisë amerikane në lidhje me incidentin e ndodhur në prill. Ai nuk ndodhet në paraburgim në SHBA dhe ende nuk është caktuar data e paraqitjes së tij në gjykatë. Nëse shpallet fajtor, rrezikon deri në 10 vite burg.

O’Corrain u arrestua menjëherë pas incidentit nga policia irlandeze, An Garda Síochána dhe u akuzua në Irlandë për dëmtim të pronës e hyrje të paligjshme. Ai është përshkruar nga mbështetësit e tij si aktivist i pavarur për paqen.

Sipas prokurorëve amerikanë, sulmi nuk ishte një veprim spontan, por planifikohej prej muajsh. O’Corrain dyshohet se kishte kërkuar në internet informacione për ndërtimin dhe karakteristikat e avionit C-130, si dhe koordinatat që mund ta ndihmonin të hynte në ambientet e aeroportit.

Ai kishte abonuar gjithashtu një aplikacion për gjurmimin në kohë reale të fluturimeve dhe kishte porositur kapsula galiumi, një metal që mund të dëmtojë disa materiale metalike.