Shqipëria dhe Kosova në vazon 3, zbulohet skenari për Euro 2028
Argjentina shpërthen në ndeshjen e dytë miqësore në epokën post-Messi. Skuadra nënkampione e botës nuk pati aspak mëshirë ndaj Kosta Rikës dhe e shkatërroi me rezultatin e thellë 7-0.
Festivalin e golave për skuadrën Albiceleste e hapi Nico Paz që zhbllokoi rezultatin që në minutën e 8, me futbollistin e Comos që shënoi edhe në minutën e 38. Dygolësha shënuan edhe Julian Alvarez dhe Franco Mastantuono.
Sulmuesi i Atletico Madrid i shënoi golat e tij në minutat 35 dhe 43, ndërsa ai i Fiorentinës i la gjurmët e tij në këtë ndeshje në minutat 48 dhe 88.
Shkroi emrin e tij në listën e golashënuesve edhe futbollisti i Liverpool, Mac Allister që shënoi në minutën e 78 për skuadrën e Argjentinës që doli nga fusha e lojës me fitoren shkatërruese 7-0
Top Channel