Një tjetër rast me malarie është konfirmuar në vendin tonë. Sipas informacioneve bëhet fjalë për një shtetas të huaj, që është larguar para tre ditësh nga spitali pas trajtimit mjekësor.
Ndërkohë theksojmë se ky nuk është rasti i parë i regjistruar në vendin tonë. Edhe më herët ka pasur pacientë të prekur-qytetarë që vijnë nga jashtë, por edhe shqiptarë që janë infektuar gjatë udhëtimeve që kanë bërë jashtë vendit.
Malaria transmetohet përmes pickimit të mushkonjave të infektuara dhe mund të shkaktojë temperaturë të lartë, të dridhura, dhimbje koke dhe komplikacione të rënda nëse nuk trajtohet në kohë.








Komente
Komento