Ka nisur seanca plenare në Kuvend, ku flitet sot për Paketën Fiskale dhe Buxhetin e 2027.

Pas përjashtimit nga të gjitha forumet e PS-së, vendim i marrë në mbledhjen e Asamblesë Socialiste të shtunën e shkuar, deputetja Elisa Spiropali deri tani nuk është paraqitur në seancën plenare.

Siç duket edhe nga pamjet e raportuara nga gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, Spiropali nuk është e pranishme.

Top Channel