Argjentina nuk fal në ndeshjen e dytë pa Lionel Messin, shkatërron Kosta Rikën
‘Milani te milanistët’, një slogan që kishte dalë disi nga moda, por që mbetet ende shumë i gjallë në mesin e tifozërisë së shumtë kuqezi, është rikthyer fuqishëm në skenë në planet për merkaton e ardhshme
Kështu, mes Endrick, i cili dëshiron të qëndrojë në Madrid dhe Tresoldit, që do të bënte gjithçka për të veshur fanellën që ka ëndërruar dhe mbështetur gjithmonë, është e kuptueshme që peshorja të anojë dukshëm nga ky i fundit. Megjithatë, Tresoldi ka me Brugge një kontratë afatgjatë, çka do të kërkonte edhe një investim të konsiderueshëm financiar. Risia, nëse mund të quhet kështu, është se këtë herë Gerry Cardinale duket plotësisht i gatshëm të kënaqë, pa ndonjë rend të caktuar, tifozët e Milanit, trajnerin Amorim e madje edhe Gonçalo Ramosin. Ky i fundit, më shumë sesa një rival për të njëjtin vend në skuadër, po kthehet në njëfarë mënyre në mbështetësin kryesor të një transferimi që, në fund të fundit, e dëshirojnë të gjithë. Portugezi ka nevojë për ndihmë në repartin ofensiv dhe Tresoldi mund t’ia japë.
Të flasësh për Tresoldin është pothuajse e tepërt. Ai e ka thënë dhe përsëritur vazhdimisht: është milanist deri në palcë dhe Milani për të përfaqëson pikën e mbërritjes. Me pak fjalë, nuk do të jetë e vështirë ta bindësh të transferohet në Milanello. Më e vështirë do të jetë arritja e një marrëveshjeje me Brugge, një klub që nuk bën lëshime dhe që i vendos çmimet shumë lart, siç e di mirë edhe Milani. Për ta siguruar kartonin e tij duhen 60 milionë euro dhe, duke u bazuar në negociatat e mëparshme, asnjë euro më pak. Kjo do të thotë se nuk do të mjaftojë thjesht hapja e bisedimeve: Milani do të duhet t’i vendosë paratë në tavolinë dhe të largohet me qendërsulmuesin aq shumë të dëshiruar dhe të nevojshëm. Investimi është i konsiderueshëm, por Tresoldi është vetëm 22 vjeç dhe e ka gjithë karrierën përpara. Ai shënon rregullisht dhe ka gjithë vullnetin për t’u shndërruar në atë sulmues që Milani, pas largimit të Giroud, po kërkon prej vitesh. Një qendërsulmues që garanton rreth 20 gola në sezon.
Gjatë këtyre ditëve të ndeshjeve të kombëtareve është folur shumë për buxhetin në dispozicion. Është thënë se Cardinale i ka idetë shumë të qarta dhe se rikthimi i Milanit në Champions League është një përparësi për të cilën parashikohet një investim prej rreth 100 milionë eurosh. Shuma do të ndahet në këtë mënyrë: një qendërsulmues, një mbrojtës qendre dhe një lojtar krahu. Tri përforcime thelbësore për të mbajtur lart moralin e skuadrës dhe për ta ngjitur Milanin në renditje. Gjithçka, me shpresën që muaji e gjysmë i ardhshëm të mos i përkeqësojë më tej pozitat e kuqezinjve në kampionat. Sepse nga janari e tutje gjithçka do të jetë ndryshe dhe, shpresojnë tifozët e Milanit, me Tresoldin në skuadër do të jetë edhe shumë më mirë.
Top Channel