DASH miraton shitjen e sistemit raketor HIMARS për Shqipërinë, paketa kap vlerën e 210 mln $
Departamenti Amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen e mundshme të sistemeve raketore HIMARS për Shqipërinë, në një paketë ushtarake që kap vlerën e rreth 210 milionë dollarëve. Marrëveshja synon forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit dhe rritjen e aftësisë për t’iu përgjigjur kërcënimeve të mundshme, në kuadër të angazhimeve si vend anëtar i NATO-s.
Sipas të dhënave të publikuara nga Defense Mirror, paketa parashikon blerjen e dy sistemeve M142 HIMARS, të shoqëruara me municione të drejtuara me precizion të lartë dhe pajisje të tjera mbështetëse.
Konkretisht, në paketë përfshihen gjashtë kontejnerë me raketa M31A2 GMLRS Unitary dhe gjashtë kontejnerë me raketa M30A2 GMLRS Alternative Warhead. Gjithashtu, parashikohet furnizimi me tetë sisteme taktike për drejtimin e artilerisë dhe dy automjete ushtarake Humvee.
Pajisjet e tjera përfshijnë sisteme komunikimi, radio taktike, mjete navigimi, pajisje logjistike, pjesë këmbimi dhe mjete për mirëmbajtjen e sistemeve. Paketa përfshin gjithashtu trajnimin e personelit shqiptar, asistencën teknike dhe mbështetjen logjistike.
Financimi i blerjes, me vlerë të parashikuar prej 210 milionë dollarësh, do të realizohet përmes programit amerikan të Financimit Ushtarak të Jashtëm (Foreign Military Financing). Kontraktori kryesor për realizimin e kësaj shitjeje do të jetë kompania amerikane Lockheed Martin, prodhuesi i sistemeve HIMARS.
Falsifikim dokumentesh dhe fshehje të ardhurash, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq administratoren dhe pronarin e një kompanie
Reshje intensive dhe rrezik për përmbytje në veri të vendit, alarmi për Shkodrën dhe Kukësin
Përkeqësohet moti në Vlorë, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit
- 11:00 Rama: Të protestojnë kundër qeverisë gjëja më e natyrshme, por të jesh opozitë dhe të përzënë nga protesta…
- 10:36 Turqia zyrtarizon pesë marrëveshje me Ukrainën, BE-në, OKB-në dhe Katarin
- 10:35 Xi Jinping del personalisht në aeroport për të pritur Donald Trumpin në Kinë (VIDEO)
- 10:26 Alizoti: Vetëm Kuvendi nuk flet për protestën e shqiptarëve, jemi në autokraci
- 10:22 Falsifikim dokumentesh dhe fshehje të ardhurash, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq administratoren dhe pronarin e një kompanie
- 10:15 Brazil, një fis që jeton i izoluar në Amazonë shfaqet papritur në një fshat duke kërkuar ushqim (VIDEO)