Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj mazhorancës gjatë seancës plenare në Kuvend, duke vënë në pikëpyetje legjitimitetin e saj për të diskutuar dhe miratuar buxhetin.
Gjatë fjalës së tij, Berisha akuzoi qeverinë se ka ardhur në pushtet përmes zgjedhjeve të manipuluara dhe se është e përfshirë në korrupsion.
Ai solli në vëmendje raportin e Bashkimit Europian ku përmendej dhe Belinda Balluku ndërsa shprehet se një mazhorancë e akuzuar për miliarda euro korrupsion nuk ka të drejtë të merret me buxhetin.
“Banda e Lalzit, a e kuptoni çfarë përshtypjeje keni lënë te shqiptarët? Padrino gjithë fjalën e kishte kundër jush, sepse po i vjen fundi. Duesel Çela deklaron se paguajnë rrogë ministrash. Ju nuk keni legjitimitet, nuk keni të drejtë të merreni me buxhetin. Ju keni dalë nga zgjedhje të plaçkitura dhe keni mbrojtur korrupsioni. E kuptoni që mullari i zi në raportin e BE qëndron lubia dhe palloshi i gjatë. Ca buxheti do miratoni ju?! Dhe mburreni, 10 miliard vjedhje me paketën fiskale të vjedhjes së shqiptarëve. E dini ju që Eurostat tha se për shqiptarët të ardhurat janë rritur dhe varfëria është shtuar”…. tha Berisha ndër të tjera.













