Konfirmohet një rast me malarie në Shqipëri, pacienti është shtetas i huaj

Shëndet | 2 minuta më parë

Një rast me malarie është konfirmuar në Shqipëri nga Instituti i Shëndetit Publik. Burime për RTSH bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një shtetas të huaj, ndërsa rasti dyshohet të jetë i importuar nga jashtë vendit.

Mësohet se pacienti ka qëndruar në Spitalin Infektiv, ku ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht, gjendja e tij shëndetësore paraqitet e mirë.

Sipas të dhënave të viteve të fundit, në vitin 2023 janë regjistruar pesë raste me malarie në Shqipëri, ndërsa në vitet 2024 dhe 2025 janë raportuar nga tre raste në secilin vit.

Të gjitha rastet e raportuara kanë qenë të importuara nga jashtë, kryesisht nga vende ku qytetarët udhëtojnë ose shkojnë për arsye pune.

Ndërkohë, pritet që Ministria e Shëndetësisë të dalë së shpejti me një qëndrim zyrtar lidhur me situatën.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme