Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj mazhorancës gjatë seancës së sotme plenare, ku në qendër të kritikave të tij ishte projektbuxheti dhe situata ekonomike në vend.
“Banda e Lalzit, çdo gjë mund t’u dukeni shqiptarëve, vetëm zyrtarë nuk iu dukeni më. Nuk keni asnjë të drejtë të merreni me buxhet ju, nuk keni legjitimitet, keni dalë nga zgjedhje të plaçkitura dhe keni mbrojtur korrupsionin.
Çfarë buxheti do të miratoni ju, 10 miliardë vjedhje. A e dini se Eurostati deklaroi se të ardhurat janë rritur dhe varfëria është shtuar. Shqiptarët blejnë me çmime që janë 110% të çmimeve europiane. Sepse padrino me kartelet ka zhytur Shqipërinë, a e dini ju pse janë rritur të ardhurat, se raporti lek-dollar është në qiell. Çfarë do t’u bëni ju më keq shqiptarëve, se t’ua rrisni taksat, doni t’i përzini?
Po jeni ju ata që do të përziheni, do të shkoni aty ku keni vendin”, deklaroi Berisha nga foltorja e Kuvendit.
Fjalimi i kreut të opozitës u mbyll me një koment ironik nga kryeministri Edi Rama, i cili, nga vendi i tij në sallë, u dëgjua t’i drejtohej Berishës me fjalët: “Sali, po të bien pantallonat, ik tani”.
