Kryeministri Edi Rama deklaroi se në vitin 2027, do të nisë përgatitja e traktatit për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Rama u shpreh se ky rekomandim i Këshillit Europian, nuk mund të bëhej, nëse vendi do të ishte ajo që përpiqet opozita të paraqesë.
Sipas tij, të protestosh kundër qeverisë është normale, por të jesh opozitë dhe mos të të pranojnë në protestë, kjo është gjëja më e dhimbshme.
“Dua ta nis me një fakt të cilin, është mirë ta dëgjojnë të gjithë, sidomos, në sfondin e gjithë kësaj zhurme që edhe progres raportin e Bashkimit Europian, e ripërtyp në publik, si të ishte në fakt kundër kësaj qeverie., Në raportin e Bashkimit Europian, ka një togfjalësh, që i thotë të tëra arsyet, pse ne jemi krenarë dhe do e vazhdojmë punën tonë. Komisioni Europian i rekomandon Këshillit Europian, që në vitin 2027, të nisë përgatitjet për traktatin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Nuk ka asnjë mundësi dhe asnjë lloj shansi, që ky rekomandim t’i bëhet Këshillit Europian, nëse vendi do ishte ai që përpiqen me këmbë e duar, me britma, ata që në këtë sallë, kërkojnë të diskutojnë për protestën. Të jesh në qeveri dhe të protestosh kundër qeverisë, është gjëja më e natyrshme, por të jesh në opozitë dhe mos të të pranojnë t’i afrohesh protestës, është gjëja më e dhimbshme. Vlen për të kuptuar çfarë janë këta, që nuk janë as fizikisht dhe as relevant në këtë vend”, theksoi ai.
“Zonja Tabaku që është, një zëdhënëse e palodhur e fjalës vjedhje që sa herë e përmend ajo atë fjalë unë mendoj ksuh e di cdo kish vjedhur nëse do kishte gjë në dorë, se vetëm nëse i ke berë vetë mund të përsërisësh atë fjalë tha se unë kam ardhur për kartonin.
Unë s’ kam ardhur këtu për kartonin por për fjalën hyrëse mbi një buxhet historik që për herë të parë prek tavanin e 10 miliardë eurove
Ky fakt është domethënës, por ky buxhet është i rëndësishëm edhe për një fakt tjetër, PS falë krijimit të mundësive të reja me këtë buxhet ul atë që është edhe fjala kyce e ditëve të sotme, koston e jetesës për familjet shqiptare, rrit mbështetjen për pensionistët dhe ata më në nevojë.
I kemi dëgjuar shpesh këto masa si të ishin cështje dëshirash i kemi dëgjuar të na kundërvihen thua se nuk e kishim dëshirën, por arsyeja pse shumica na ka votuar e do vijojnë të na votojnë është e vërteta që ndan njerëzit e zakonshëm të këtij vendi me këta që janë në këtë sallë dhe nuk kanë asnjë lidhje me njerëzit e këtij vendi. Mos i bëni shqiptarët për budallenj se të japin ujë në bisht të lugës, dhe ujë në bishtin e lugës do të marrin edhe me 9 maj”, tha kryeministri.


