Kosova do të jetë e pranishme vetëm në njërin prej dy shorteve të UEFA-s

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll nuk do të marrë pjesë në shortin e së premtes, ku përcaktohen promovimet në Ligën A të Ligës së Kombeve.

Të martën në mbrëmje, Kosova përfundoi edicionin e pestë të kësaj gare në vendin e tretë të Grupit B3. Në pesë ndeshjet e zhvilluara, ajo shënoi një fitore, pësoi dy humbje dhe barazoi tri herë.

Të lidhura

None found

Si rrjedhojë, për Kosovën mbetet shorti i muajit të ardhshëm për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2028.

Shorti do të mbahet më 6 dhjetor, ndërsa Kosova është vendosur në vazon e tretë. Vazot për kombëtaret janë përcaktuar sipas renditjes në Ligën e Kombeve.

Hedhja e shortit do të zhvillohet në Belfast, në Irlandën e Veriut. Kampionati Evropian i vitit 2028 do të organizohet në Angli, Irlandë, Skoci dhe Uells.

Ndeshjet e kualifikueseve për “Euro 2028” nisin më 26 mars të vitit të ardhshëm.


Shtuar më 18.11.2026 11:07

deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusujojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftextrabetextrabetultrabetgrandpashabetjojobet telegramjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet