Nis intervistimi i udhëheqësit të QPS-së në Komisionin Hetimor për rastin Arlinda Zekaj
Ka nisur intervistimi i Durim Kelmendit, udhëheqës i Qendrës për Punë Sociale (QPS), nga Komisioni Hetimor Parlamentar që po shqyrton veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.
Para fillimit të intervistimit, Komisioni ka marrë vendim që mbledhja të mbahet pjesërisht e hapur për mediat. Kështu, përfaqësuesit e mediave do të kenë mundësi të përcjellin vetëm pjesën e pyetjeve dhe përgjigjeve që Komisioni i konsideron bazike, ndërsa pjesa tjetër e intervistimit do të zhvillohet pa praninë e mediave.
Intervistimi i Kelmendit pritet të përqendrohet në veprimet e Qendrës për Punë Sociale dhe trajtimin institucional të rastit të Arlinda Zekajt.
Para tij është intervistuar Toskë Gega, menaxhere e rastit në Qendrën për Punë Sociale (QPS) në Pejë.
Kujtojmë se në fillim të intervistimit, Gega ka kërkuar që mbledhja të mbahet e mbyllur për publikun, për shkak të ndjeshmërisë së rastit.















