Politikë
Pas përjashtimit nga forumet drejtuese të PS-së, Elisa Spiropali mungon edhe në Kuvend

Ka nisur seanca plenare në Kuvend, ku në rendin e ditës janë diskutimet për Buxhetin 2027 dhe Paketën Fiskale.
Vëmendje ka tërhequr mungesa e deputetes socialiste Elisa Spiropali, e cila nuk është paraqitur në sallën plenare deri në momentin e nisjes së punimeve.
Mungesa e saj vjen pak ditë pas mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste, ku u mor vendimi për përjashtimin e Spiropalit nga të gjitha forumet drejtuese të partisë.
Ndërkohë, seanca plenare vijon punimet me diskutimet për projektbuxhetin dhe Paketën Fiskale, ndërsa kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën në foltoren e Kuvendit.
Reklamë
/vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




