Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rama prezanton buxhetin 2027 në Kuvend: 200 milionë euro buxhet vetëm për pensionistët. 40 milionë euro për indeksimin

    Eurobank futet fuqishëm në tregun bullgar, blen 65% të Fibank për 650 milionë euro

    “Buxheti historik”, Rama: Mos i bëni shqiptarët për budallenj, edhe më 9 maj do iu japin ‘ujë në bisht të lugës’

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Rama prezanton buxhetin 2027 në Kuvend: 200 milionë euro buxhet vetëm për pensionistët. 40 milionë euro për indeksimin
    Ekonomi

    Rama prezanton buxhetin 2027 në Kuvend: 200 milionë euro buxhet vetëm për pensionistët. 40 milionë euro për indeksimin

    November 18, 2026
    Screenshot

    Kryeministri Edi Rama prezantoi në Kuvend projektbuxhetin për vitin 2027, duke vënë në fokus mbështetjen për pensionistët dhe uljen e çmimit të karburanteve.

    Gjatë fjalës së tij, Rama bëri të ditur se 200 milionë euro nga buxheti do të jenë të dedikuara për pensionistët, ndërsa 40 milionë euro do të përdoren për indeksimin e pensioneve, i cili pritet të vijojë në muajin prill.

    Një tjetër ndryshim i paralajmëruar lidhet me taksën e qarkullimit, për të cilën qeveria synon ta zhvendosë nga çmimi i karburantit te automjeti, me qëllim uljen e çmimit në pompë me 32 lekë për litër.

    “Vijmë te taksa e qarkullimit në çmimin e karburantit, duam që ta ulim çmimin në pompë për 32 lekë për litër duke e zhvendosur taksën te automjeti, duke e lidhur më tepër specifikisht me llojin e automjetit. Çmimi i karburanteve në Shqipëri do të jetë njësoj si në vendet e rajonit. Duke e kaluar taksën e automjetit në Drejtorinë e Përgjithshme të Qarkullimit Rrugor. Le të marrim koston e karburantit, ajo nuk prek vetëm atë që ka një makinë, por më shumë se kaq. 

    Ulje e TVSH-së përveçse lehtësojnë drejtpërdrejt ato kategori që taksojnë, por do të sjellin më shumë konsum dhe hap pas hapi më shumë. 

    Më lejoni të vij te pensionistët. Nëse ka një kategori të shoqërisë sonë që meriton të ndjejë më shumë nga rritja e ekonomisë, është kategoria e pensionistëve. Në mënyrë të vazhdueshme ndeshemi me këtë nevojë të brendshme. 

    Sa më shumë kalon koha, pensionistët mbeten një kategori më vete, sa i takon hapësirës. Edhe këta honxhobonxhot këtu mund t’i rrotullojnë pensionistët me kokë poshtë sipas llogarive të tyre, por pensionistët e dinë më mirë. Ka shumë pensionistë që jetojnë me pak, ndërkohë që ka shumë pensionistë që kanë kontribuar për vendin shumë më shumë nga këta që ikën, ne nuk mundet dot që të mbetemi te entuziasmi i trefishimit të ekonomisë së Shqipërisë, nëse nuk i qëndrojmë një për një detyrimit tonë për pensionistët. 

    Falë rritjes së ekonomisë, ne jemi në gjendje që të vazhdojmë që kemi nisur nga 1 janari dyfishojmë rritjen nga viti që lamë pas, duke vazhduar kështu me radhë. Janë 200 milionë euro në këtë buxhet që janë vetëm për pensionistët. Indeksimi vazhdon në prill dhe në të janë 40 milionë euro. Është e domosdoshme që deri në fund ne të mbetemi besnikë të kësaj kategorie, që çfarëdo që të japë ekonomia ne ta shpërndajmë te ata”, tha kryeministri Edi Rama.

    buxheti Kryeministri rama
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rama prezanton buxhetin 2027 në Kuvend: 200 milionë euro buxhet vetëm për pensionistët. 40 milionë euro për indeksimin

    November 18, 2026

    Eurobank futet fuqishëm në tregun bullgar, blen 65% të Fibank për 650 milionë euro

    November 18, 2026

    “Buxheti historik”, Rama: Mos i bëni shqiptarët për budallenj, edhe më 9 maj do iu japin ‘ujë në bisht të lugës’

    November 18, 2026

    Balla-opozitës: Votoni për qytetarët, ne nuk humbasim kohë me ju

    November 18, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi 18 nëntor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

    Horoskopi 17 nëntor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

    Horoskopi 16 nëntor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.