Los Angeles Lakers vazhdojnë serinë pozitive në NBA, duke regjistruar fitoren e 13-të sezonale pas triumfit 118-114 ndaj Charlotte. Një sfidë e luftuar deri në fund, ku protagonistë për kalifornianët ishin Quentin Grimes me 43 pikë dhe Luka Doncic me 36, duke i ngjitur Lakers në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit.

Fitore edhe për kampionët e New York, që mposhtën Toronton me rezultatin 111-102. Jalen Brunson ishte figura kryesore e takimit, me 31 pikë të realizuara.

Spektakël deri në sekondat e fundit dhuroi edhe Minnesota, që triumfoi 106-105 ndaj Portland. Vendimtar për këtë sukses ishte Ayo Dosunmu, autor i 30 pikëve.

Surpriza e mbrëmjes erdhi nga Utah Jazz, që shkatërroi në transfertë Los Angeles Clippers me rezultatin 132-107. Protagonisti absolut ishte Sensabaugh, me 40 pikë, ndërsa Clippers vijojnë paraqitjet zhgënjyese.

Ndërkohë, Detroit siguroi një fitore 105-93 ndaj San Antonios, falë kontributit të rëndësishëm të dyshes Cunningham-Jenkins, që realizoi së bashku 52 pikë, duke surprizuar ekipin teksan brenda në shtëpi. Për Spurs nuk mjaftuan 25 pikët e 18 topa në tabelë të “yllit” francez Wembanyama, duke u frenuar kështu pas 12 fitoreve radhazi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: