Aksident i rëndë në aksin Shkodër-Koplik, 6 të plagosur
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të mërkure në aksin Shkodër-Koplik, ku dy automjete tip Mercedes-Benz janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e përplasjes, gjashtë persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30, ndërsa sipas të dhënave paraprake nga policia, njëri prej të dëmtuarve, 33-vjeçari me inicialet D. R., ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Pesë personat e tjerë që kanë mbetur të plagosur janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Ndërkohë, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet përkatëse, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për të përcaktuar rrethanat e përplasjes dhe shkaqet që çuan në aksidentin rrugor.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



