Deputetja e PD, Jozefina Topalli, ka marrë fjalën gjatë seancës së Kuvendit ku po diskutohet projektbuxheti 2027 dhe ka evidentuar braktisjen e sallës së Kuvendit nga kryeministri dhe të gjithë ministrat. Topalli theksoi se kjo është një papërgjegjshmëri dhe tallje me qytetarët shqiptarë. “Kë të pyes unë për kulturën, arsimin, shëndetësinë, kur ministrat nuk janë këtu”, tha ajo.
“Presupozohet se kur paraqitet buxheti, që është vendimi më i rëndësishëm financiar, këtu duhet të ishin të gjithë ministrat. Këtu iku kryeministri, kanë ikur ministrat, kë ngel vetëm ai i shkreti (i referohet ministrit Malaj). Dhe deputetët që kanë mbetur kanë ulur kokën. Rama ngatërron Shqipërinë me pasqyrën. Ai shikon veten në pasqyrë dhe thotë se Shqipëria lulëzon. Ky është një problem shumë i rëndë në fakt, se ju keni një talent të jashtëzakonshëm që çdo dështim ta quani sukses. Dhe çdo sukses ta merrni sikur është i juaji. Por Shqipëria është e kundërta e asaj të cilën ju paraqitni. Tani më thoni ju mua, kujt t’i drejtohem unë me pyetje për çështjet e arsimit, karriges që është bosh?
Kë të pyes unë për çështjet e ekonomisë, karriges së ministres që është bosh? Kë të pyes unë për kulturën, për sportin... karrigen që është bosh? Buxheti është i juaji, nuk është i joni. Ne do të votojmë kundër këtij buxheti. Ky buxheti më i madh ka brenda vjedhjen më të madhe që mund të imagjinohet. Ju keni mbyllur sallën e parlamentit për 15 deputetë për dy muaj, gjë që nuk ka ndodhur kurrë për 30 vjet. Nëse për buxhetin përgjegjësia e buxhetit është e këtyre, mënyrën se si drejtohet Parlamenti, përgjegjësinë e keni ju."
© SYRI.net
Berisha-Ballës: Do marrësh çdo ndëshkim për krimet e tua, as Suel Çela nuk do e bënte atë që bëre në stadium
Berisha rreshton skandalet: Nuk ka parë toka hajdutë si ju, narkoshteti juaj rriti çmimet në Shqipëri
Berisha: Rama ia mbathi me bisht ndër shalë se e di që kjo është hera e fundit që paraqet buxhet në këtë sallë