Drejtori ekzekutiv i Juventusit, Giovanni Carnevali, foli për vështirësitë dhe perspektivën e klubit, gjatë aktivitetit “RCS Sport Industry Talk”.
“Juventusi nuk ka arritur rezultatet e shpresuara gjatë këtyre viteve. Megjithatë, ka një strukturë të rëndësishme, bashkëpunëtorë të shkëlqyer dhe pronësi me ide të qarta, e cila ka kryer një rikapitalizim të konsiderueshëm, duke pranuar se janë bërë gabime.
Vështirësia më e madhe është marrëveshja e pajtimit financiar (‘Settlement Agreement’), ndaj duhet të përshtatemi. Është një sfidë që e përballojmë me bindjen se mund të rritemi”.
Carnevali theksoi besimin tek e ardhmja, por kërkoi kohë: “Kam besim, por duhet kohë. Garantoj profesionalizëm dhe dëshirë për të punuar, por nuk premtoj asgjë të jashtëzakonshme. Duhet t’u japim kënaqësi tifozëve tanë, që janë kudo. Ata janë thelbi i aktivitetit tonë.
Juventusi është një klub modern, me stadiumin e vet, hotelin, spitalin dhe aktivitete të tjera plotësuese. Kjo tregon se prej vitesh klubi ka menduar për të ardhmen dhe krijimin e mundësive të reja përtej futbollit”.







