Qyteti kinez Shenzhen është kthyer në qendër të vëmendjes ndërkombëtare, pasi presidenti amerikan Donald Trump, presidenti rus Vladimir Putin dhe lideri kinez Xi Jinping po marrin pjesë në zhvillimet e samitit të APEC-ut. Trump mbërriti të mërkurën në Kinë, ku u prit personalisht nga Xi Jinping në aeroport, me ceremoni zyrtare dhe tapet të kuq.

Pritja u konsiderua një gjest i rëndësishëm diplomatik në prag të bisedimeve mes dy fuqive ekonomike. Ndërkohë, Putin dhe Xi Jinping zhvilluan një takim dypalësh, të pestin mes tyre gjatë këtij viti.

AD PLACEHOLDER

Gjatë bisedimeve, ata diskutuan partneritetin strategjik, bashkëpunimin ekonomik dhe zhvillimet ndërkombëtare.

Në fjalimet e tyre në kuadër të APEC-ut, Xi bëri thirrje për tregti të lirë dhe kundërshtoi proteksionizmin, ndërsa Putin kritikoi sanksionet perëndimore ndaj Rusisë, duke pretenduar se ato nuk kanë arritur të ndalin zhvillimin ekonomik të vendit të tij.

Vëmendja tashmë është përqendruar te takimi i planifikuar trepalësh mes Trumpit, Putinit dhe Xi Jinpingut, i cili pritet të zhvillohet më 19 nëntor.