Takim historik në Kinë, Trump, Putin dhe Xi Jinping shfaqen për herë të parë së bashku

Presidentët Donald Trump, Vladimir Putin dhe Xi Jinping janë shfaqur së bashku për herë të parë, në prag të darkës gala që do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në qytetin kinez të Shenzhenit.
Pamjet e publikuara nga ekipi i Kremlinit në Telegram tregojnë tre liderët në tapetin e kuq. Në video, Trump dhe Xi qëndrojnë pranë njëri-tjetrit, kur Putin afrohet dhe përshëndetet ngrohtësisht me presidentin amerikan, duke shkëmbyer shtrëngime duarsh dhe përkëdhelje miqësore në shpatull.
Trump dhe Putin nuk janë takuar që nga samiti SHBA-Rusi në Alaskë, në gusht të vitit 2025.
Ndërkohë, të tre liderët pritet të zhvillojnë nesër pasdite takimin e tyre të parë trepalësh, në kuadër të samitit të APEC-së në Kinë.
/vizionplus.tv




