Kolonel Faton Alija merr zyrtarisht drejtimin e Policisë Rajonale në Pejë dhe zhvillon takimin e parë me ekipin drejtues

Koloneli Faton Alija, i cili sapo ka marrë detyrën në krye të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, është takuar për herë të parë zyrtarisht me ekipin drejtues të këtij institucioni.

Sot, në selinë e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, morën pjesë komandantët e stacioneve të Pejës, Istogut, Klinës, Deçanit dhe Junikut, si dhe përgjegjësit e njësive rajonale.

Të lidhura

None found

Gjatë takimit, Alija shprehu mirënjohje për stafin drejtues dhe zyrtarët policorë për punën e tyre në mbajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

Po ashtu, ai paraqiti vizionin e tij drejtues dhe kërkoi përkushtim të plotë për arritjen e qëllimeve strategjike të Policisë së Kosovës.

Drejtori i ri veçoi si prioritete forcimin e integritetit, disiplinës dhe profesionalizmit në polici, rritjen e intensitetit të veprimeve parandaluese dhe hetimore ndaj kriminalitetit, si dhe zgjerimin e masave për sigurinë rrugore.

Ai theksoi gjithashtu nevojën për forcimin e bashkëpunimit dhe komunikimit të hapur me qytetarët, duke i konsideruar ata partnerë kyç në sigurimin e rendit publik.

Nga ana e tyre, komandantët e stacioneve dhe shefat e njësive i prezantuan arritjet, planet operacionale dhe vështirësitë që hasin në terren, si dhe u zotuan për bashkëpunim dhe përmbushje të detyrimeve ligjore.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, institucioni vijon të jetë i përkushtuar për t’u ofruar qytetarëve shërbime profesionale dhe të shpejta.


Shtuar më 18.11.2026 13:25

deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusujojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftextrabetextrabetgrandpashabetgrandpashabetzlotjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet