Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Shkodër-Koplik, ku janë përplasur dy automjete tip “Mercedes-Benz”. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar 6 persona, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës.