
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, kritikoi mazhorancën gjatë diskutimeve për Buxhetin në Kuvend, duke e akuzuar për mbrojtjen politike të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, pas votimit kundër kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për arrestimin e saj.
Shehaj deklaroi se qeveria ka humbur moralin për t’u kërkuar sakrifica qytetarëve, ndërsa, sipas tij, Kuvendi është përdorur për të mbrojtur zyrtarë të përfshirë në afera korruptive.
Ai iu referua edhe vilës dhe arkave me para të përmendura në kuadër të hetimeve ndaj Ballukut, duke e cilësuar situatën si skandal.
“Një miliard euro abuzim! Si mund të vini këtu, kur e keni përdorur Kuvendin për të mbrojtur, si kurrë më parë, një hajdute, një të korruptuar? Si vini dhe u kërkoni sakrificë qytetarëve shqiptarë? Ku e gjeni kurajën?
Ky është një skandal. Nuk keni më moral. Si u kërkoni para shqiptarëve, kur janë kapur vila dhe arka me para të Ballukut?”, deklaroi Shehaj.