E mërkurë, 18 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Ylli i NBA drejt fundit? Intervista e Stephen Curry që shqetësoi fansat

Stephen Curry ka dhënë sinjale se karriera e tij në NBA mund të jetë në fazën përmbyllëse. Në moshën 38-vjeçare, superylli i Golden State Warriors ka pranuar se kontrata e tij e fundit dyvjeçare, me vlerë 116 milionë dollarë, mund të jetë edhe e fundit në karrierën si basketbollist profesionist.

Në një intervistë për ESPN, Curry u shpreh se e kishte konsideruar këtë marrëveshje si një nga kontratat e fundit, në mos të fundit, që do të firmoste.

“E kam menduar se kjo do të ishte ndoshta kontrata ime e fundit. Nuk kam frikë ta them, por ndoshta mund të befasoj edhe veten dhe të dëshiroj të vazhdoj më gjatë”, deklaroi basketbollisti.

Shqetësim për yllin amerikan mbeten edhe problemet fizike. Curry po përballet me një dëmtim në muskujt e barkut (oblique), të pësuar në ndeshjen ndaj Houston Rockets më 11 nëntor, ndërsa pritet të mungojë të paktën dy javë. Sezonin e kaluar, ai kishte humbur gjithashtu 27 ndeshje për shkak të problemeve në gjurin e djathtë.

Reklamë

Pavarësisht vështirësive, Curry nuk e ka humbur dëshirën për të fituar dhe është shprehur se do të pranonte edhe një rol më të vogël në skuadër, nëse kjo do ta ndihmonte Golden State të luftonte për titullin.

Kontrata e re e mban atë te Warriors deri në sezonin 2028-2029, kur mund të kompletojë 20 sezone me të njëjtën skuadër.

Për momentin, pensionimi nuk është një vendim i marrë, por vetë Curry ka pranuar se fundi i një prej karrierave më të mëdha në historinë e NBA-së po afrohet.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.