Pas më shumë se dy dekadash, SHBA-ja ka humbur statusin e saj si vend pa fruth, pas dy vitesh me numër rekord rastesh dhe vdekjesh. Organizata Panamerikane e Shëndetësisë, një agjenci e specializuar e Kombeve të Bashkuara, konstatoi se në SHBA ka pasur transmetim të pandërprerë të të njëjtit lloj të virusit të fruthit për më shumë se 12 muaj. Dr. Jarbas Barbosa, drejtor i organizatës, njoftoi se edhe Meksika dhe Bolivia e kanë humbur statusin e eliminimit të fruthit, duke ia atribuar rishfaqjen e sëmundjes në rajon "mangësive të vazhdueshme në vaksinim".