• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

U ekstradua nga New York/ Momenti kur Valentin Ftoni mbërrin në Rinas, i dënuar për vrasje (VIDEO)

by Bota Bota
November 18, 2026
in Aktualitet, Kronikë
U ekstradua nga New York/ Momenti kur Valentin Ftoni mbërrin në Rinas, i dënuar për vrasje (VIDEO)
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Klikoni videon

Është ekstraduar nga Nju Jorku drejt Shqipërisë 52-vjeçari Valentin Ftoni, i dënuar dy herë me nga 25 vite burgim për tri vrasje të kryera në qarkun e Shkodrës gjatë viteve 1998-2001.

Policia e Shtetit njofton se ekstradimi u realizua më 18 nëntor 2026, në kuadër të operacionit të koduar “GLOBE”, në bashkëpunim me agjencitë federale amerikane dhe me koordinimin e DSS/OCIU në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë.

Ftoni ishte arrestuar në Nju Jork më 8 tetor 2026, pas një pune të gjatë hetimore mes autoriteteve shqiptare dhe atyre amerikane.

Sipas policisë, ai kishte përdorur në Shtetet e Bashkuara tre identitete të falsifikuara: Valentin Bujaj, Parim Hajredini dhe Alexander Campusano, me qëllim shmangien e identifikimit dhe fshehjen nga drejtësia shqiptare.

 

 

52-vjeçari ishte shpallur në kërkim që prej vitit 2001, pasi ndaj tij rëndojnë dy vendime dënimi me nga 25 vite burgim për tri vrasje.

Më 28 janar 2001, Gjykata e Shkodrës e dënoi me 25 vite burg për vrasjen me paramendim, në bashkëpunim, të dy shtetasve, Gj. M. dhe A. M., ngjarje e ndodhur më 19 shtator 2000 në Cas të Shkodrës, për motive gjakmarrjeje.

Njoftimi:

Në vijim të njotimit të dhënë në muajin tetor 2026 dhe në vazhdën e punës dhe bashkëpunimit ndërkombëtar të Policisë së Shtetit me partnere ligjzbatues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku në sajë të një pune të gjatë hetimore ndërmjet këtyre agjensive, më datë 08.10.2026, u arrestua në Nju Jork, shtetasi shqiptar Valentin Ftoni, 52 vjeç, Policia e Shtetit dhe Agjensite Federale Amerikane të koordinuara nga DSS/OCIU në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, kanë përmbyllur fazën përfundimtare të operacionit të qujtur “GLOBE”.

Më datë 18.11.2026, u bë ekstradimi i shtetasit shqiptar Valentin Ftoni, i njohur në Shtetet e Bashkuara, me 3 identitete të falsifikuara si Valentin Bujaj, Parim Hajredini (identitet kosovar) dhe Alexander Campusano (identitet i Amerikës Qendrore). Valentin Ftoni, person me profil të larte kriminal, i dënuar në Shqipëri për vrasje të shumëfishta, u mor në dorëzim nga autoritetet federale amerikane ICE-ERO dhe DSS/OCIU dhe iu vu në dispozicion për veprime të mëtejshme procedurale, autoriteteve shqiptare të cilat e kanë dënuar atë, 2 herë me nga 25 vjet burgim, për disa vrasje të kryera gjate viteve 1998-2001.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare prej vitit 2001, pasi është dënuar 2 herë, me nga 25 vjet burgim, për 3 vrasje të kryera në qarkun e Shkodres, dhe fshihej në ShBA, që pas arratisjes nga Shqipëria, duke shfrytëzuar identitetet e lartpërmendura.

Më datë 28.01.2001, Gjykata e Shkodrës e ka deklaruar fajtor dhe e ka dënuar shettasin Valentin Ftoni, me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbjtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpëthyese dhe municionit”, pasi më datë 19.09.2000, në Cas, Shkodër, ka vrarë shtetasit Gj. M. dhe A. M., për motive gjakmarrjeje.

Gjithashtu, më datë 18.11.2008, Gjykata e Shkodrës e ka deklaruar fajtor dhe e ka dënuar shtetasin Valentin Ftoni, me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer ne bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpëthyese dhe municionit”, pasi më datë 12.08.2001, në Shkodër, ka vrarë shtetasin G. T.

Ky rast, por dhe të tjerë, dëshmojne rritjen e dukshme të bashkëpunimit krah për krah me partneret amerikanë në çështje të hetimeve dhe operacioneve të përbashkëta në fushën e zbatimit te ligit.

Edhe ky rast, tregon sërish përkushtimin e Policisë së Shtetit, për rritjen e bashkëpunimit hetimor ndërkombëtar në nivele dypalëshe në terren, ndaj gjejmë rastin edhe një herë të falënderojmë partnerët tanë në Ambasaden e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, për ndjekjen e këtij rasti dhe të shumë rasteve të tjera në ShBA, por jo vetëm.

Tags: Valentin Ftoni
Previous Post

“I paguaj rrogë ministrit dhe shefit të policisë”/ Kush është “Visi i Peqinit” që trafikoi 60 ton kokainë

Bota Bota

Bota Bota

TË FUNDIT

U ekstradua nga New York/ Momenti kur Valentin Ftoni mbërrin në Rinas, i dënuar për vrasje (VIDEO)

U ekstradua nga New York/ Momenti kur Valentin Ftoni mbërrin në Rinas, i dënuar për vrasje (VIDEO)

November 18, 2026
“I paguaj rrogë ministrit dhe shefit të policisë”/ Kush është “Visi i Peqinit” që trafikoi 60 ton kokainë

“I paguaj rrogë ministrit dhe shefit të policisë”/ Kush është “Visi i Peqinit” që trafikoi 60 ton kokainë

November 18, 2026
Tiranë/ 24-vjeçarja bie nga dritarja e pasme e taksisë, përfundon në spital

Tiranë/ 24-vjeçarja bie nga dritarja e pasme e taksisë, përfundon në spital

November 18, 2026
Dështimi për të frenuar çmimet, ushqimet shtrenjtohen me 4.4%!

Dështimi për të frenuar çmimet, ushqimet shtrenjtohen me 4.4%!

November 18, 2026
Inspektorja/Prokurore Elsa Miha kërkon shkarkimin e gjyqtares Ajshe Xhafa: 343 sales të paarsyetuara dhe 5 shkelje disiplinore

Inspektorja/Prokurore Elsa Miha kërkon shkarkimin e gjyqtares Ajshe Xhafa: 343 sales të paarsyetuara dhe 5 shkelje disiplinore

November 18, 2026
Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, sa do të shitet nafta dhe benzina

Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, sa do të shitet nafta dhe benzina

November 18, 2026
Rama ia faturon Veliajt vonesat me rindërtimin: Tirana ka dy vjet pa kokë

Rama ia faturon Veliajt vonesat me rindërtimin: Tirana ka dy vjet pa kokë

November 18, 2026
Aksident në aksin Shkodër–Koplik, disa të plagosur

Aksident në aksin Shkodër–Koplik, disa të plagosur

November 18, 2026
11.7 mln lekë detyrime tatimore të papaguara, Prokuroria çon në gjyq administratoren dhe pronarin e ‘Nika’ sh.p.k.

11.7 mln lekë detyrime tatimore të papaguara, Prokuroria çon në gjyq administratoren dhe pronarin e ‘Nika’ sh.p.k.

November 18, 2026
SKANDALI/ Shesin miell për bukë, 68% e bizneseve të drithërave jashtë kontrollit të AKU-së, 38 subjekte nuk u inspektuan asnjëherë

SKANDALI/ Shesin miell për bukë, 68% e bizneseve të drithërave jashtë kontrollit të AKU-së, 38 subjekte nuk u inspektuan asnjëherë

November 18, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Me kallash në dorë, PAMJE nga momenti kur Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Alind Kajoshi dhunojnë Vladimir Bruçin

    Me kallash në dorë, PAMJE nga momenti kur Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Alind Kajoshi dhunojnë Vladimir Bruçin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aksidenti në rrugën e Arbërit: 2 viktima dhe disa të plagosur, emrat

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Rikthehet Androkli Kokthi në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL