Hip këtu, shif Durrësin/ Balla sqaron “brrylin” në stadium: Sali, Edi Rama nuk e jep dorëheqjen

Këtë të mërkurë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuvend për projektbuxhetin e vitit 2027, ka hedhur akuza ndaj mazhorancës për korrupsion dhe abuzime me tenderat dhe lejet e ndërtimit.

Berisha ka sulmuar edhe kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, për gjestin e bërë në stadium gjatë ndeshjes së Kombëtares, duke pretenduar se ai u kishte treguar bërrylin tifozëve që thërrisnin kundër kryeministrit Edi Rama.

Të lidhura

None found

Pas përfundimit të fjalës së tij, Berisha u largua nga salla e Kuvendit, ndërsa akuzat e tij sollën reagimin e Ballës, i cili iu përgjigj nga foltorja, ndonëse kreu i PD-së nuk ishte më i pranishëm.

Balla kundërshtoi interpretimin e gjestit të tij dhe sfidoi opozitën për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027. Ai deklaroi gjithashtu se, Edi Rama nuk do të japë dorëheqjen dhe se socialistët synojnë të qeverisin deri në vitin 2030 dhe përtej.

Sali Berisha: Faktori tjetër shkatërrimtar është vjedhja që i bëni këtij vendi. Ju e mbështesni padrinon se jeni lëshuar si lukuni, në leje ndërtimi, në tendera. Shkoni aty, tenderat e Xhaferrit, se ti i njeh ata mirë. Sa tendera fitoi zonja Xhaferri e bandës së Elbasanit me ndërhyrjen e tij? Merrini ju regjistrat. I ndan të gjitha me të dhe ai nga shkallët e stadiumit u tregon bërrylin fansave kuqezi, sikur të ishte një pushtues i keq, një armik. Pse? Se me gjithë shpirt thërrisnin: “Rama ik, ik, qërohu!”

Pra, e kuptoni pozitën tuaj ju?

Taulant Balla: Zotëria ndaj të cilit do të bëja replikë u largua, por kam besimin që anëtarët e grupit të tij parlamentar do t’ia transmetojnë shumë mirë.

Unë di t’i ndaj shumë mirë të qenurit një tifoz futbolli apo të marr pjesë në mitingjet në mbrojtje të UÇK-së me rolin tim politik. Nuk i bashkoj ato kurrë, se të mbështes Kombëtaren apo mitingjet në mbrojtje të UÇK-së janë dy gjërat që dua më shumë pas pjesëve të tjera, sepse Kombëtarja e futbollit është krenari për ne dhe mbrojtja e UÇK-së është detyrë.

Sa i përket bërrylit, kush e ka lexuar ashtu, me përjashtim të tifozëve të Kombëtares, me të cilët jam gjithmonë bashkë, por pashë që e kishte lexuar Llapa Qorri, Saliu e ndonjë tjetër. Për ju lexojeni: “Hyp këtu e shih Durrësin”, sa herë të përdorni stadiumin për mesazhe politike.

Sali, Edi Rama nuk e jep dorëheqjen. Do të qeverisë Shqipërinë deri sa të përmbushim programin tonë 2030 e përtej dhe këtë e caktojmë ne, socialistët. Nuk e caktoni kurrë ju. Aq të lodhur jeni edhe nga protesta, sa nuk do të keni fuqi as të nxirrni kandidatët më 9 maj në Tiranë. Aq të lodhur jeni ju.

E ftoj PD-në të nxjerrë kandidatë politikë në zgjedhjet e 9 majit. Nuk ua mban.

Protesta ia ka arritur një qëllimi, juve ju përdhunoi


Shtuar më 18.11.2026 13:59

deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusujojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftextrabetextrabetgrandpashabetgrandpashabetzlotjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet