Studentët kanë dalë sërish në protestë këtë të mërkurë, duke u mbledhur përpara Ministrisë së Arsimit.
Protesta e sotme zhvillohet një ditë pas tubimit të së martës, i cili u shoqërua me përplasje mes demonstruesve dhe forcave të policisë.
Situata u tensionua pasi protestuesit tentuan të qëndronin në bulevardin përpara Kryeministrisë, ndërsa efektivët ndërhynë për t’i zhvendosur drejt trotuarit pasi, sipas tyre, po bllokohet qarkullimi rrugor.
Gjatë ndërhyrjes pati përplasje fizike dhe shoqërime të disa protestuesve, mes tyre edhe vajza e gra.













