Pas Laçit dhe Skëndërbeut, Kupa e Shqipërisë ka përcakuar edhe 6 skuadrat e tjera që kualifikohen për në raundin e tretë të këtij kompeticioni.

Ajo që bie në sy në sfidat e zhvilluara këtë të mërkurë është numri i madh i golave të shënuar nga disa prej skuadrave që do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre në kompeticionin e dytë për nga rëndësia në vend.

Kështu, u kualifikua për në raundin e tretë të Kupës së Shqipërisë, Besa e Kavajës që iu imponua Korabit me rezultatin 4-1. Një fitore akoma më të thellë shënoi Flamurtari që shkatërroi totalisht Butrintin me rezultatin tenistik 6-1.

Pogradeci i tha një leksion të mirë Kukësit të cilin e mundi me manita, 5-1 duke shkruar edhe ai emrin mes skuadrave që do të luajnë në raundin tjetër të Kupës së Shqipërisë. Fitore me manita shënoi edhe Iliria që iu imponua me shumë autoritet Luftëtarit duke e mundur 5-0. Bylisi eliminoi Besëlidhjen pasi e mundi me rezultatin 2-0, ndërsa Kastrioti u mjaftua me rezultatin minimal 1-0 për t’u kualifikuar për në raundin tretë të kompeticionit.

Kujtojmë se në turin pasardhës të Kupës së Shqipërisë do të hyjnë në lojë edhe skuadrat e Kategorisë Superiore të pozicionuara nga vendi i parë tek i teti në përfundim të sezonit të kaluar.

Top Channel