Morina ka kërkuar që intervistimi i tij të zhvillohet me dyer të mbyllura. Për këtë arsye, mbledhja fillimisht ishte e hapur për mediat, ndërsa më pas u mbyll për publikun.

Para deputetëve të Komisionit, Morina ka deklaruar se gjatë intervistimit të djalit të Arlinda Zekajt në stacionin policor në Vitomiricë të Pejës, nuk ka qenë i pranishëm psikologu.

AD PLACEHOLDER

“Psikolog nuk ka pasur kur është intervistuar fëmija në stacion të Policisë në Vitomiricë”, ka deklaruar Morina.

intervistimit, ai ka folur edhe për punën dhe përgjegjësitë e tij në Qendrën për Punë Sociale, duke thënë se që nga fillimi i angazhimit ka pasur përgjegjësi të mëdha dhe se ka ndjekur trajnime të shumta profesionale.

“Trajnime kemi marrë shumë në të gjitha sferat duke nisur nga viti 2018 deri ditën e sotme. Kur kam hy në këtë punë kam hyrë me përgjegjësi të madhe. Përgjegjësitë ligjore janë ardhja në punë me rregull, respektimi i orarit, kryerja e të gjitha lëndëve me përpikmëri. Shkuarja në seanca në gjykata, në polici. Prej trajnimeve kemi marrë licenca të mjaftueshme që i bie jam i licencuar dhe vazhdoj të licencohemi”, ka thënë Morina.

Para tij, në këtë Komision janë intervistuar udhëheqësi i QPS-së në Pejë, Durim Kelmendi dhe menaxherja e rastit, Toskë Gega.

Pas Morinës, në Komision është paraparë të intervistohen drejtuesja e QPS-së në Pejë, Shpresa Lukaj, si dhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.