Pas disa javësh debate mbi buxhetin, koalicioni qeverisës në gjermani ka arritur një marrëveshje për uljen e taksës së energjisë elektrike për të gjithë konsumatorët. Megjithatë, kjo masë lehtësuese do të vlejë, për momentin, vetëm për një vit. Synimi i koalicionit është që ulja e taksës të vazhdojë edhe pas 31 dhjetorit 2027, por vetëm nëse sigurohet një financim i qëndrueshëm. Qëllimi është që taksa të ulet në nivelin minimal të lejuar në Bashkimin Evropian. Aktualisht, norma minimale evropiane e taksës mbi energjinë elektrike është 0,1 cent për kilovat-orë, ndërsa në Gjermani ajo është 2,05 cent. Një ulje në nivelin minimal do të kushtonte rreth 5,4 miliardë euro në vit.