Xi, Trump e Putin shtrëngojnë duart! Tre Presidentët bëhen bashkë në Kinë për të diskutuar çështjet me rëndësi globale

Presidenti kinez Xi Jinping ka mirëpritur homologun e tij amerikan Donald Trump me një përqafim në pistën e aeroportit, në një gjest të pazakontë diplomatik.
Pas mbërritjes në Pekin, Donald Trump është takuar edhe me presidentin rus Vladimir Putin, me të cilin ka shtrënguart duart.
Takimi mes liderëve kryesorë të botës vjen në prag të bisedimeve historike tripalëshe të së enjtes.
Më herët, Xi Jinping zhvilloi një takim me homologun rus Putin, me të cilin diskutoi mbi rendin e ri botëror, sigurinë dhe bashkëpunimin ekponomik.
“Pavarësisht se si mund të evoluojë peizazhi ndërkombëtar, Kina nuk do të lëkundet në ndjekjen e saj të bashkëpunimit fitimprurës me të gjitha vendet e tjera. Kina mbetet e përkushtuar fuqimisht ndaj bashkëpunimit me cilësi të lartë”, u shpreh Xi Jinping.
Gjatë samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor, Xi u zotua se Kina do të kundërshtojë proteksionizmin tregtar dhe do të mbështesë tregtinë e lirë. Nga ana tjetër, presidenti rus Vladimir Putin kritikoi sanksionet perëndimore, duke rikonfirmuar kundërshtimin ndaj presionit ekonomik të Perëndimit.
“Marrëdhëniet Kinë-Rusi kanë mbetur të forta duke ruajtur një perspektivë afatgjatë dhe duke siguruar stabilitet dhe siguri më të madhe në një botë gjithnjë e më komplekse , si dhe duke vendosur një shembull të një lloji të ri marrëdhëniesh midis fuqive të mëdha, të ndërtuara mbi barazinë dhe respektin”, deklaroi Putin.
Takimi i së enjtes mes tre liderëve pritet të ketë në qendër disa prej çështjeve më të rëndësishme ndërkombëtare.
Diskutimet pritet të përfshijnë luftën në Ukrainë, tensionet mes SHBA-së dhe Iranit, marrëdhëniet tregtare mes fuqive të mëdha, zhvillimin e inteligjencës artificiale, si dhe çështjet që lidhen me armët bërthamore.




