Po vijon protesta studentore në Tiranë si çdo të mërkurë. Pas qëndrimit për disa orë në rrugën e Durrësit, përballë Ministrisë së Arsimit, protestuesit u zhvendosën drejt parlamentit, aty ku po zhvillohet seanca plenare, që ka si diskutim kryesor buxhetin e vitit 2027.
Ndërkohë më herët gjatë ditës së sotme ka patur forca të shumta të policisë në terren, përveç ministrisë së Arsimit, ata kanë qenë të vendosur edhe pranë parlamentit, duke kryer edhe rrethimin e zakonshëm.













