Vrasja në Suharekë, Prokuroria e Prizrenit: Viktima u vra në prani të bashkëshortes dhe vajzës së mitur

18 Nëntor 2026 | 16:30

Prokuroria Themelore në Prizren ka dhënë detaje lidhur me rastin e rëndë të vrasjes në Suharekë, që ka ndodhur gjatë ditës së sotme, ku ka mbetur i vrarë shtetasi S.D.

Për këtë ngjarje të rëndë, Prokuroria ka njoftuar se e ka ndaluar për 48 orë të dyshuarin, Rrahman Hoti, i cili e ka gjuajtur viktimën në sy të bashkëshortes dhe vajzës së mitur.

“Pas pranimit të informatës, menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda, së bashku me njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe ekipet e krim-teknikës me qëllim të zhvillimit dhe përfundimit të procedurave hetimore në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion në IML”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, prokuroria ka dhënë detaje se si ka ndodhur rasti.

“Bazuar në të dhënat fillestare të hetimit, i dyshuari Rr.H., dyshohet se, pas një mosmarrëveshjeje të çastit dhe në prani të bashkëshortes dhe vajzës së mitur të viktimës, ka privuar nga jeta personin me inicialet S.D., duke qëlluar me armë zjarri në parkingun e një qendre tregtare në Suharekë”, thuhet në njoftim.

Sipas njfotimit, me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari Rr.H., është ndaluar për 48 orë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173 dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nesër seanca e Kuvendit të Kosovës, PDK-ja kërkon të votohet ligji për Gjykatën Speciale

Kuvendi i Kosovës ka caktuar seancën për ditën e nesërme, në orën 11:00, ku në rend dite janë gjithsej 12 pika, por nuk është përfshirë...
15:43 | 18/11/2026

Koalicioni Shqiptar i gatshëm për dialog me pushtetin e ri në Serbi, nuk heq dorë nga kërkesat

Deputetët shqiptarë në Kuvendin e Serbisë janë të gatshëm për dialog, bashkëpunim dhe partneritet me autoritetet e reja në Serbi, por se mbeten prapa kërkesave...
15:30 | 18/11/2026

Presidentja takohet me Glauk Konjufcën për strategjinë e mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së në Apel

Me ftesë të Presidentes së Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, sot u mbajt takim me Grupin Punues për hartimin dhe harmonizimin e Strategjisë Shtetërore...
14:49 | 18/11/2026