Putin kritikon BE-në për kufizimin e importit të naftës ruse: Standardet e jetesës po bien vazhdimisht
Presidenti rus, Vladimir Putin kritikoi ashpër të mërkurën Bashkimin Evropian për vendimin për të kufizuar importet e naftës dhe gazit natyror rus, duke pretenduar se kjo zgjedhje ka çuar në një rënie “poshtëruese” të standardeve të jetesës së evropianëve.
Duke folur para udhëheqësve të biznesit në samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC) në Shenzhen të Kinës, Putin argumentoi se furnizimet e lira dhe të qëndrueshme të burimeve energjetike ruse kishin siguruar prosperitetin e Bashkimit Evropian për dekada të tëra.
Sipas presidentit rus, vendimi i BE-së për t’u larguar nga energjia ruse ka rezultuar në një humbje të fuqisë industriale dhe konkurrueshmërisë, ndërsa ai përmendi deficitet buxhetore, borxhin e lartë dhe inflacionin.
“E gjithë kjo po i rëndon seriozisht bizneset dhe qytetarët evropianë, standardet e jetesës së të cilëve po bien vazhdimisht, në mënyrë poshtëruese”, tha Putin.
Bashkimi Evropian ka filluar heqjen graduale të importeve të produkteve energjetike ruse nga viti 2022, pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës.
Sipas planit evropian të cituar në botim, importet e gazit natyror të lëngshëm rus (LNG) do të ndalen deri në fund të vitit 2026, ndërsa importet e gazit natyror përmes tubacioneve do të përfundojnë deri më 30 shtator 2027.
Megjithatë, të dhënat e fundit të BE-së paraqesin një pamje të ndryshme nga ajo e përshkruar nga presidenti rus. Ekonomia e eurozonës ka treguar qëndrueshmëri më të madhe se sa pritej gjatë vitit, falë kërkesës së jashtme, me një rritje të vlerësuar në 1.2%, krahasuar me një rritje të parashikuar prej 0.6% të PBB-së ruse.
Alarm në Spanjë, mbi 10 shkolla në Galici evakuohen pas kërcënimeve për bomba
Shkencëtarët në Kinë shpikin krehërin elektrik që rikthen rritjen e flokëve deri në 100%
Pritja ndryshe e presidentit të Filipineve për Trump, zbulohet se çfarë iu servir për darkë
- 16:30 Vrasja në Suharekë, Prokuroria e Prizrenit: Viktima u vra në prani të bashkëshortes dhe vajzës së mitur
- 16:21 Avokati Ndreca: Veliaj 2 javë pa operacion, pavarësisht rekomandimit të mjekut
- 16:13 Studentët marshojnë drejt Kuvendit, vijon seanca plenare për buxhetin e vitit 2027
- 15:58 Alarm në Spanjë, mbi 10 shkolla në Galici evakuohen pas kërcënimeve për bomba
- 15:54 Shkencëtarët në Kinë shpikin krehërin elektrik që rikthen rritjen e flokëve deri në 100%
- 15:45 GJKKO dënon ish-kryebashkiakun e Memaliajt, Gjolek Guci! Dënimi i ulet me gjykim të shkurtuar në 1 vit e 4 muaj