Protesta e thirrur nga studentët/ Pasi qëndruan te Ministria e Arsimit, tubuesit vendosen pranë Kuvendit, vijon seanca parlamentare
18/11/2026 16:29
Siç ishte paralajmëruar, këtë të mërkurë zhvillohet protesta e studentëve në Tiranë. Pasi qëndruan disa orë përpara Ministrisë së Arsimit, protestuesit u zhvendosën drejt parlamentit.
Ndërkohë në Kuvend po zhvillohet seanca plenare, që ka si diskutim kryesore buxhetin e vitit 2027.
Gjithashtu në terren janë vendosur edhe forcat e policisë. Para parlamentit është i ngritur një kordon policor, por deri më tani nuk ka përplasje mes tyre dhe protestuesve, situata paraqitet e qetë.
Top Channel